Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga komisariati nr. 6 i Tiranës pasi ka plagosur me thikë kushëririn e tij.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kodër Kashar 2, ku pas përleshjes me njëri-tjetrin për pronën, R.H., 44 vjeç ka plagosur me thikë K.H, 36 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin ne akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë
NJOFTIMI I PLOTE
Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
