Gentian Kuqi, autori i dyshuar i plagosjes së fqinjit të tij një natë më parë në Durrës, është në pranga nga policia. Burime zyrtare nga kjo e fundit bëjnë të ditur se 50-vjeçari u vetëdorëzua “prej pamundësisë për t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët”.
Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Një sherr, i cili dyshohet se lindi për shkak të zhurmave, bëri që Kuqi të plagoste me armë zjarri fqinjin e tij Mikel Spirollari. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e Gentian Kuqit 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, Mikel Spirollarin, 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat.