Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherri në Kuvend, deputeti shqiptar: Vuçiç më demokrat se opozita, por ka frikë nga e vërteta

12:39 / February 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shaip kamberi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përleshja fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë të enjten, teksa flitej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, për deputetin shqiptar atje Shuaip Kamberi tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës.

“Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. nuk ka sens për realitetin në Kosovë, nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiç është më demokrat se ata. Seanca e djeshme ka kthyer Serbinë në kohën e Millosheviçit dhe andrallat e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Asgjë të re, gjithçka në të kaluarën dhe retorikës së viteve ‘90”,-tha për “A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai thotë se Vuçiç ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet atje, apo që e vetmja mundësi e Serbisë janë të drejtat e serbëve në Kosovë. Kurse deklaratat për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç, Kamberi i quan lojë politike brenda partisë së tij, që kanë vendosur të heshtin pavarësisht pëlqimit të planit franko-gjermam.

“Është një taktikë brenda partisë së tij dhe partnerët e koalicionit. Nuk është hera e parë që ofron dorëheqjen dhe kjo është një lojë politike për lojërat e brendshme. Duket sikur është i kënaqur me planin franko-gjerman por për momentin janë vendosur të heshtin”.

Kamberi e cilëson të drejtë qëndrimin e Kurtit lidhur me 6 kushtet për asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe thekson se Serbia po luan rolin që Kosova të jetë fajtore në rast dështimi të dialogut.

Kosova Serbia Shuaip Kamberi Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.