Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sherri në PD, Kuçana: Nëse Binaj nuk njeh Berishën, ne demokratët pse duhet ta duam?

14:29 / October 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
495364687 1267896048235057 7980249656707352707 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, thotë se nuk i ka pëlqyer një deklaratë e Florjan Binajt në lidhje me kreun e PD-së. Sipas saj, nëse Binaj nuk e njeh Berishën, atëherë thotë ajo, pse demokratët pse duhet ta duam dhe ta mbështesin si kandidat për bashkinë e Tiranës.

”Nëqoftëse zoti Binaj nuk e njeh kryetarin e Partisë Demokratike, nuk njeh demokratët, nuk njeh ne përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pse unë duhet të dal dhe të bëj fushatë në krah të zotit Binaj? Forca më e madhe opozitare që e mbështet zotin Binaj është Partia Demokratike. Po dhe zoti Binaj e di qartë këtë gjë dhe për kaq kohë sa është Partia Demokratike, kjo është edhe mbështetja më e madhe. Ky është elektorati më i madh.

Unë nuk po them që zoti Binaj të mos ketë elektorat plus, të mos ketë nga elektorati gri, se besoj se zoti Binaj do thithë një pjesë të elektoratit të gri dhe jam e bindur për këtë pjesë, por nuk mundet kurrsesi në politikë të thuash që unë nuk dal në krah të këtij apo nuk dal në krah të atij. Unë personalisht nuk kam kompleks të dal në krah të askujt me të cilin marr përsipër të kem një marrëveshje politike. Kur unë bëj një marrëveshje politike me dikë, unë i dal në krah sepse unë e kam menduar.

Besoj se demokratët janë shumë të ndjeshëm. Demokratët i qëndruan Partisë Demokratike në momente shumë të vështira. I qëndruan atëherë kur Partia Demokratike ishte anije në mbytje. I qëndruan Partisë Demokratike pa vulë, pa logo, pa seli, por qëndruan në krah të Partisë Demokratike dhe historia dhe koha do ju japë të drejtë që qëndruan në krah të Partisë Demokratike dhe nuk mundet që një demokrati t’i thuash sot që unë nuk dal në krah të kryetarit tënd, sepse ai demokrati që e ndjek Sali Berishën, patjetër që ai e shikon pikërisht votën për Sali Berishën, një pjesë e madhe e demokratëve dhe për mua kjo deklaratë duhet riparë nga zoti Binaj në mënyrë që edhe unë të bindem për t’i dalë në krah dhe për të bërë fushatë në krah të zotit Binaj.

Në momentin që zoti Binaj nuk do njohë kryetarin e Partisë Demokratike, nuk do njohë strukturat e Partisë Demokratike, nuk do njohë Partinë Demokratike, unë pse duhet ta njoh zotin Binaj? Unë jam shumë e drejtpërdrejtë në atë çfarë pa dashur të porrsesi unë në cilindo rast në cilindo rast unë do të votoj kandidatin e opozitës. Në cilindo rast të mundshëm unë do të votoj kandidatin e opozitës”, shtoi Kuçana.

Berisha binaj Ilirjana Kuçana PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.