Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sherri për Meghan ditën që vdiq Mbretëresha, Princ Harry refuzoi darkën me Mbretin Charles

10:15 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përçarja e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe, nuk u shua as në ditën që Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta. Princi Harry nuk shkoi në darkën me Mbretin Charles III dhe vëllain e tij William në Balmoral, pas një grindjeje të madhe që pati mes tyre.

Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, mbreti i ri e ndaloi nusen e tij, Dukeshën Meghan Markle të shkonte në Balmoral ditën që Mbretëresha vdiq. Duka i Sussex thuhet se donte që gruaja e tij ta shoqëronte atje, ku familja e ngushtë shkoi për t’i thënë lamtumirën e fundit nënës dhe gjyshes së tij të dashur më 8 shtator.

Megjithatë, mbreti i ri i Britanisë thuhet se ka telefonuar djalin e tij më të vogël dhe i ka thënë se “nuk ishte e përshtatshme” që Meghan të ishte atje. “The Sun” raporton se gjatë diskutimeve me tone të larta, Harry “përpiqej” të bindte babanë e tij që të lejonte Meghan t’i bashkohej. Në fakt, për shkak të kësaj ai humbi fluturimin që çoi William dhe xhaxhallarët e tyre Andrew dhe Edward në Skoci dhe ai nuk pati mundësinë t’i thoshte lamtumirë gjyshes së tij.

Harry u zemërua aq shumë nga ky zhvillim sa nuk pranoi të darkonte atë natë me Charles, William dhe Camilla, në vend të kësaj, ai preferoi të darkonte me anëtarë të tjerë nga familja më e gjerë mbretërore.

Nga ana e saj, Meghan u përpoq të rivendoste urat e komunikimit me pallatin dhe të fliste me mbretin Charles III, por kjo përpjekje nuk dha fryt. Mbreti Charles II, menjëherë pas varrimit të nënës së tij, u nis për në Skoci dhe çifti “Sussex”, pra Harry dhe Meghan, u rikthyen në SHBA te dy fëmijët e tyre të mitur, Archie 3 vjeç dhe Lilybet vetëm 1 vjeç.

King Charles III Meghan Markle Prince Harry Queen Elizabeth III
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.