Me shkrirjen e gjykatave të Apelit, të gjitha çështjet të cilat nuk kishin një datë të caktuar janë rihedhur në short, për të caktuar gjyqtarët. Mes tyre ishte edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.
Shorti i hedhur sot, ka caktuar që çështja e vulës së Partisë Demokratike në Apel, do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja.
Grupi i Rithemelimi ka kërkuar që të caktohet sa më parë një datë, ndërsa tashmë do të jenë 3 gjyqtarët që do të vendosin se kur do të marrin në shqyrtim çështjen e animimit të PD-së.
