Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri te “Petro Nini”. Pronari i truallit: “U ofrova dy familjeve 300 mijë euro dhe banesë”

21:38 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pronaepetroninit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pronari i truallit të godinës në zonën e “Petro Ninit”, Aleksandër Gavoçi ka reaguar për herë të parë pas konfliktit me dy familjet Llapaj dhe Dervishi, të cilat përmbarimi tentoi që ti largonte për t’i hapur rrugë kështu zbatimit të vendimit të gjykatës, që i kishte dhënë të drejtë biznesmenit të ndërtimit.

Gavoçi që është trashëgimtari ligjor i Ali Rizait, ka dërguar në redaksinë e Shqiptarja.com të gjitha dokumentet duke sqaruar të gjithë historikun e pronës, nga sekuestrimi në 1939, rikthimi në 1944 dhe sekuestrimi për herë të dytë në 1949 nga shteti komunist. Ndërkohë që në vitin 1995 me ndryshimin e sistemit, Kthimi dhe Kompensimi i Pronave vendosi njohjen e pronës. Ai thotë se me vendim gjykate dy familjet në vend që të dorëzonin pronën po e përdorin në keqbesim.

Aleksandër Gavoçi deklaron se dy familjeve u ka ofruar sipërfaqe banimi dhe nga 150 mijë euro, 300 mijë në total. Biznesmeni thekson se kanë firmosur vit pas viti kontrata me familjet për marrëveshjen, por që nuk janë respektuar, pasi Llapaj dhe Dervishi nuk pranojnë që të lirojnë godinën. Ai mohon deklaratat e tyre se po nxirren në rrugë, pasi sipas tij u është ofruar strehim dhe marrëveshje që nuk e kanë pranuar dhe shton se këto familje janë pronarë të një vile në Qesarakë. Aleksandër Gavoçi nuk sqaron se përse është refuzuar marrëveshja, ndërsa edhe dy familjet pretendojnë të njëjtën gjë për pronarin e tokës.

Kati i dytë dhe i tretë i godinës ku banojnë dy familjet është në proces legalizimi dhe në pritje të përgjigjes. Pikërisht këtu duket se qëndron ngërçi, pasi dy familjet kërkojnë që të zgjerohet marrëveshja për të përfituar më shumë nëse legalizohet shtesat që kanë bërë. Në datë 30 janar të këtij viti Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë në favor të biznesmenit Aleksandër Gavoçi, i cili përmes përmbarimit kërkoi zbatimin. Por pas përplasjes ditën e djeshme, cështja është sërish në gjykatë. Pjesëtarët e familjeve tek “Petro Nini” kërkojnë nga gjykata e Lartë shqyrtimin me përparësi të kërkesës për pezullim të ekzekutimit të vendimit të studios përmbarimore.

300mije pronari Sherri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.