Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shfaqja “Babai dhe Babai” në teatrin Metropol këtë fundjavë, Veliaj: Një dramë plot emocione

09:32 / October 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 20 at 09.27.56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

MetroFest Edicioni 7 çelet me një shfaqje të jashtëzakonshme me tekst nga Jeton Neziraj, nën regjinë e Kushtrim Koliqit, duke interpretuar aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi. “Teatri Metropol ju pret këtë fundjavë, me shfaqjen “Babai dhe Babai”. Një dramë plot emocione nga Jeton Neziraj me regji të Kushtrim Koliqit”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ky projekt teatror trajton me shumë ndjeshmëri çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Nëpërmjet historisë së Dinit, Sarës dhe Lolës, shfaqja na çon brenda jetës dhe sfidave të një familjeje të dukshme normale. Por pas kësaj dukshmërie, zbulohet një palumturi e pashpjegueshme që i ka mbërthyer ata përjetë. “Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë.

Këtë shfaqje nuk e duam vetëm për talentet që sjell në skenë, por edhe për ngjarjet që na bëjnë të reflektojmë. Është një thirrje për t’i mbajtur ata që i duam pranë nesh, dhe për të ndarë ngjarjet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin tonë. Kjo është një dramë që na sjell përballë me realitetet e hidhura të jetës, vetminë dhe mërzinë, por edhe me dashurinë dhe lidhjen mes njerëzve, edhe kur ata janë të plagosur. Është një reflektim për ata që duam t’i mbajmë afër, pavarësisht sfidave.

WhatsApp Image 2023 10 20 at 09.28.14
WhatsApp Image 2023 10 20 at 09.28.09
WhatsApp Image 2023 10 20 at 09.28.02
WhatsApp Image 2023 10 20 at 09.27.56
WhatsApp Image 2023 10 20 at 09.27.51

Shfaqja “Babai dhe Babai”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.