Kërkesa e Presidentit Meta drejtuar Gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë ligjit të Teatrit ka si subjekt të interesuar Kuvendin, qeverinë, Ministrinë e Kulturës, atë të Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkinë e Tiranës.
Objekti i kërkesës është: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe me Marrëveshjet Ndërkombëtare, të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje të hyjë në fuqi.
Lexo ketu kerkesen e plote te Metes