Portugalia e Cristiano Ronaldos, ishte mysafire mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Sllovakisë, që u fitua nga luzitanët me rezultatin 0-1 falë golit të Bruno Fernandez. Ndërkohë veç të tjerave, ajo që ka tërhequr vëmendjen mediatike ka qenë ora e Cristiano Ronaldos, që kishte vendosur në këtë transfertë sllovake.
Bëhet fjalë për një orë e cila kushton plot 840 mijë euro. Një shifër e çmendur kjo. Në dorën e majtë Cristiano Ronaldo mbante orën Caviar Tourbillon “Blue Sapphire” prej ari të bardhë 18K dhe një edicion të kufizuar prej 18 copë. Këllëfi është i dekoruar me 232 safirë blu, kurora me 16 safirë blu, ndërsa numri ka një set prej 140 safirësh blu.

