Aplikacioni ‘TikTok’ ka tejkaluar dy miliardë shkarkime në një shkallë globale, nga dyqanet e App Store për iPhone dhe Google Play për pajisjet Android.
Në tremujorin e parë të këtij viti, TikTok raportoi mbi 315 milion shkarkime nga dy dyqanet.
”Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga një aplikim në një tremujor”, theksojnë analistët, të cilët ia atribuojnë rekordin masave të epidemisë dhe të izolimit social të koronavirusit.
India është vendi i parë për TikTok, me 611 milion shkarkime. E dyta është Kina, ku aplikacioni quhet Douyin, me 196.6 milion instalime. Në SH.B.A, vendi i tretë, aplikacioni është shkarkuar 165 milion herë.
