Shifra të frikshmë janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 3 persona kanë humbur jetën dhe 281 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë 451 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa në spitale po trajtohen 256 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier,
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngus
