Qeveria bën të ditur se zyrtarisht janë 26 viktima të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës, ndërkohë që pasgoditjet e tërmetit vijojnë ende.
Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për 13 viktima në qarkun e Krujës, të cilat janë nga Thumana, 12 nga Durrësi dhe 1 nga Lezha.
Ndërkaq, vijojnë ende kërkimet në rrënoja për persona të tjerë të cilët ende nuk janë nxjerrë.
