Një nga karakteristikat më të bukura të këtij sezoni janë lulet dhe moti me diell. Që do të thotë orë pa mbarim në ballkon me një libër të mirë, kafe dhe shoqërinë tuaj.
Ndërsa filloni të imagjinoni këto momente relaksi, mendja juaj shkon edhe në pjesën e lënë pak pas dore: ballkonin e shtëpisë!
Por nëse një rinovim i plotë nuk është në planet tuaja të menjëhershme, ka shumë mënyra për të rinovuar dhe dekoruar ballkonin tuaj, me sende që tashmë keni në shtëpi ose me vetëm pak blerje të reja. Mjafton pak kreativitet dhe ballkoni juaj do të marre pamje krejtësisht të re.