Biznesmeni Andon Dhima, i ka shpëtuar një atentati në Tiranë mbrëmjen e së enjtes në hyrje të pallatit për çështje sekondash. Ishte rastësia dhe vajza që i shpëtuan jetën biznesmenit.

Ora shënon 22:08:55 e mbrëmjes së të enjtes kur biznesmeni i shqetësuar vetëm nga shiu dhe asgjë tjetër futet i qetë në pallat pas vajzës së tij me të cilën ishte takuar më parë te një lokal poshtë apartamentit.

Vajza futet përpara në pallat disa sekonda më parë dhe merr ashensorin. Në pamjet ekskluzive duket momenti kur vajza pret të atin që të vijë për t’u ngjitur në banesë. Sapo biznesmeni futet, ashensori mbyllet dhe ngjitet.

5 sekonda pas tij futen dy atentatorët që vijnë nga drejtime të ndryshme, të armatosur, lënë çadrat jashtë dhe futen me shpejtësi. Por në momentin që arrijnë me pistoletat në duar, ashensori ishte mbyllur dhe ngjitur.

Përballë kësaj situate ku preja shpëtoi, autorët të maskuar dalin me shpejtësi nga dera ku u futën dhe largohen. Por sikur duket edhe nga pamjet, autorët u futën nga drejtime të ndryshme, ç’ka lë të kuptohet se ishin në pritje të momentit nga cila rrugë do të vinte dhe do të futej brenda për ta vrarë.

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per…

Posted by Andon Dhima on Saturday, 17 Tetor 2020

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here