Policia e Shkodrës bën të ditur se ka ndaluar në Murriqan një 25-vjeçar Shijaku, i cili po tentonte të trafikonte hashash drejt Malit të Zi.
Sipas burimeve zyrtare në mjetin e tij është gjetur një sasi prej 3.7 kg kanabis sativa të cilën e kishte fshehur në shasinë e makinës tip “Opel”.
NJOFTIMI I PLOTE
Muriqan, Shkodër
Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike
Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa
Nga strukturat e DVKM Shkodër në bashkëpunim me DVP Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S. V. 25 vjeç, banues në fshatin Sallmone, Shijak.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonte 25 vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.7 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”
