Kulaçi, kjo bukë e ngrohtë dhe e shijshme vijon ende të shoqërojë vaktet ushqimore të shumë shqiptarëve.
Shija e kulaçit qe bëjmë vetë në shtëpi, nuk ka te krahasuar me atë që blejmë të gatshme në dyqane.
Në vjijim do të publikojmë një recetë por ndryshe nga ajo që përgatisnin nënat tona, kjo e sotma përmban si produkt kryesor preshin.
Përbërësit
3 vezë
1 filxhan çaji me kos,
Gjysëm filxhani çaji me vaj ulliri,
3 lugë gjelle me miell të bardhë
1 filxhan çaji me miell misri
10 gramë pluhur pjekjeje
2 lugë çaji me kripë
5 presh
3 lugë gjelle me vaj ulliri
Në tiganin e vendosur në zjarr me 3 lugë gjelle me vaj në të, shtojmë preshin e prerë dhe presim derisa të zbutet.
Nëpërmjet ndihmës së një tjetër ene, vendosim kosin, vajin e ullirit dhe i rrahim së bashku.
Po në këtë enë, shtojmë miellin e bardhë, miellin e misrit, pluhurin e pjekjes dhe në fund kripën.
I përziejmë derisa masa e krijuar të jetë homogjene.
Pasi shtojmë preshin e kavërdisur e përziejini sërish.
Lyhet tepsia me pak vaj dhe dhe më pas shtojmë masën e mësipërme.
E pjekim në temperaturë 180 gradë derisa të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë.