Në 1997 kryeministri i sotëm Edi Rama ka qenë një opinionist në media dhe fotografi Petrit Kumi, një ndër më profesionistët e vjetër në Shqipëri tregon momentin kur Rama i ka trokitur në derë në mes të natës i mbuluar me gjak në atë vit të mbrapshtë.
Kumi ka thënë për median se Rama kërkonte me ngulm foto “për ta dokumentuar”. Fotografi rrëfen se i ka shkuar në shtëpi i shoqëruar nga artisti Valdimir Myrtezai, i cili e priste në makinë dhe nuk u ngjit në banesën e tij, ku Rama bëri fotot.
Sipas fotografit, ka qenë vetë ai që i ka kërkuar Ramës që këto foto të mos mbajnë emrin e tij.
“Ai trokiti ashtu gati me forcë. “Ma hap derën”, thërriste si të qe shtëpia e vetë. Kujtoj se kish kaluar mesnata, ishte i gjithi i mbuluar në gja.k. “Çfarë të ka ndodhur kështu?”, i thashë. Donte foto-dokument që të mund të thoshte: “Shiko si më kanë bërë” (…) Fotot i realizova, por i kam kërkuar që mos të ma vendoste as mos të ma përmendte emrin.