Këto pamje të pazakonta vijnë nga shtëpitë e përmbytura në Shkodër. Peshqit kanë mbushur oborret e banorëve të përmbytur.
Këto pamje që shihni janë në zonën e Zukth Kashta, lagje brenda qytetit të Shkodrës ku një sasi jo e vogël peshku gjendet në oborret e thuajse të gjithë banorëve atje.
Madje peshku ditë më parë kur niveli i ujit ishte më i lartë ka qenë edhe brenda banesave.
