Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shisnin lëndë narkotike në Gjirokastër dhe Sarandë, 3 në pranga

13:58 / October 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia gjirokaster 500x425 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

3 persona kanë rënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës pas disa javësh hetime.

Sipas një komunikate zyrtare, 3 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin përgatisnin në doza dhe shpërndanin drogë të llojit kokainë dhe kanabis në Gjirokastër dhe Sarandë.
Gjatë operacionit policia ka sekuestruar doza Cannabisi, rreth 50 gramë Kokainë, 1 armë gjahu, 1 radio marrëse-dhënëse, një sasi municioni, 250 paketa me cigare (pa pullën fiskale), shuma parash në valuta të ndryshme, 4 celularë dhe 2 automjete.

Në pranga ranë shtetasit M. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, K. K., 45 vjeç, banues në Ksamil dhe K. Xh., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë i koduar “Andromeda”.

Të organizuar si grup siguronin Kokainë dhe Cannabis, si dhe i shitnin në doza, në Gjirokastër dhe në Sarandë, vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri nga të arrestuarit kishte në banesë doza të lëndëve narkotike, armë gjahu, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse dhe mallra të kontrabanduara.

2 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza të lëndëve narkotike dhe me shuma parash në valuta të ndryshme, të fituara nga shitja e dozave.

Sekuestrohen doza Cannabisi, rreth 50 gramë Kokainë, 1 armë gjahu, 1 radio marrëse-dhënëse, një sasi municioni, 250 paketa me cigare (pa pullën fiskale), shuma parash në valuta të ndryshme, 4 celularë dhe 2 automjete.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh-së, finalizoi operacionin policor të koduar “Andromeda”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, K. K., 45 vjeç, banues në Ksamil dhe K. Xh., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 3 shtetas, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis, në Gjirokastër dhe në Sarandë. Lëndët narkotike siguroheshin kryesisht nga shtetasi M. S., të cilit nga kontrolli në banesë, iu gjetën sasi të tyre, të ndara në doza, armë gjahu, municion luftarak dhe 1 radio marrëse-dhënëse, të poseduara pa leje, si dhe 250 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale. Ndërkaq, 2 të arrestuarit e tjerë u kapën në flagrancë me doza Kokaine dhe Cannabisi, si dhe me shuma parash, në lekë, euro dhe paunde, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Kanabis sarande
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.