Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shisnin lëndë narkotike në lokal, arrestohen babë e bir në Fier (Emrat)

14:10 / December 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fier 2 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni ‘Doses’ në Fier.

Në pranga ka rënë Arben dhe Denis Dane, babë e bir, 55 dhe 27-vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të 55-vjeçarit, të dy, babë e bir në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.

Fier-Informacion-

Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier operacioni policor i koduar “Doses”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga babë e bir.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A.D., 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.