Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shiste kokainë në Elbasan, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari, në pranga dhe miku i tij për moskallëzim krimi

12:20 / April 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0581
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar në Elbasan për përfshirje në fushën e narkotikëve.

Sipas asaj që raporton policia e Elbasanit, njëri prej tyre shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa tjetri ra në pranga për moskallëzim krimi.

Policia raporton se u sekuestruan kokainë, kanabis, automjeti që dyshohet se përdorej për të mundësuar aktivitetin e paligjshëm, aparate celularë, një shkop metalik dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;

-L. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 34-vjeçari me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në bulevardin “Qemal Stafa”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. P. dhe pasagjer shtetasin L. Xh.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një shkop metalik me hapje, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis, të ndara në doza gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan automjeti, 3 aparate celularë dhe një shumë parash në euro dhe lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Elbasan Kokainë shiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.