Një 44-vjeçar i quajtur Leonard Abdia i cili shiste kokainë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës.
Ai u ndalua në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave 147 900 lekë të rinj.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.
