Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shitën makinën që kishin marrë me qira në Kosovë, Policia: Dy në pranga dhe dy në kërkim

11:06 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shitën një automjet :Audi Q8″ që e kishin marrë me qira, në Kosovë, vihen në pranga dy persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të Drejorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit K.H, 23 vjeç dhe P.T, 38-vjeç, të dy banues në Korçë. U shpallën në kërkim shtetasit F.B dhe J.C.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J.C, i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.