Një nga pronat e këngëtarit të popit Michael Jackson është shitur për 22 mln dollarë, sa një e katërta e vlerës fillestare që ishte parashikuar. Ferma “Neverland”, që mban emrin e ishullit imagjinar ku fëmijët nuk rriten kurrë, u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jacksonit.
Ron Burkle, një ish-miku i Jacksonit, bleu pasurinë në Los Olivos, California për 22 milionë dollarë.
Ferma prej 2.700 hektarësh u vlerësua për herë të parë në shumën e 100 milion dollarëve në 2015. Që atëherë “Neverland”-i, në veri të qytetit Santa Barbara, ka qenë jashtë tregut, e renditur së fundmi vitin e kaluar për çmimin më të ulët prej 31 milionë dollarësh.
Jacksoni fillimisht pagoi rreth 19.5 milionë dollarë për “Neverland”-in, të cilin ai e quajti me emrin e një ishulli imagjinar ku fëmijët nuk rriten kurrë si në historinë e Peter Pan.
Në vitet 1990 dhe 2000, “Neverland” u bë qendra e hetimeve të ndryshme në lidhje me akuzat e sulmeve seksuale ndaj fëmijëve kundër Jackson të cilat ai i mohoi vazhdimisht. Më 2005, Jacksoni u lirua nga akuzat për abuzime me një 13-vjeçar në fermë dhe nga ajo kohë nuk u kthye më në “Neverland”.