Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shitja e të gjitha biletave Shqipëri-Çeki për pak orë, reagon Qori: Matrapazllëk i drejtuesve të FSHF-së

20:44 / September 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 screenshot 2022 03 14 at 223638 461
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arlind Qori ka komentuar shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Me anë të një postimi në Facebook, Qori është shprehur se spekulantët kanë blerë mijëra bileta dhe janë në pritje të rritjes së çmimit të tyre, duke u mundësuar norma fitimi nga 100% deri në 1000%.

Postimi:

Çka ndodhur me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki është spekulim i pastër. Duke ditur interesimin e jashtëzakonshëm të tifozerisë, spekulantët, njerëz të rrahur me vaj e me uthull duke bërë para përmes praktikës “bli lirë e shit shtrenjtë”, me ose pa ndihmën e drejtuesve të FSHS, kanë blerë për pak orë, në mos i kanë blerë përpara nisjes së shitjes zyrtare, thuajse të gjitha biletat. Kjo është e mundur sa kohë shitësi i biletave, FSHF, nuk vendos prag të numrit të biletave që mund të blejë një person, p.sh 3, 4 ose 5 bileta. Dhe mbi të gjitha nuk u kërkon kartën e identitetit në hyrje blerësve të biletave. Në këto kushte spekulantët kanë akaparuar mijëra bileta dhe janë në pritje të rritjes së çmimit të tyre. Sa më shumë afrohet dita e ndeshjes, aq më lart shkon çmimi, duke u mundësuar spekulantëve norma fitimi nga 100% deri në 1000%.

Problemi me këtë situatë, përveç zhvatjes së tifozëve, është që një numër biletash mund të mbeten të pashitura deri në fund pasi spekulanti deri 5 minuta përpara fillimit të ndeshjes do të këmbëngulë ta shesë biletën me 5-fishin apo 10-fishin e çmimit zyrtar. Kësisoj paradoksalisht në ndeshjen më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptar stadiumi mund të mos jetë i mbushur plot. Kjo situatë nuk erdhi nga hiçi, por është produkt i matrapazllëkut dhe/ose dallkaukllëkut të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Arlind Qori bileta Shqipëri-Çeki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.