Tre persona humbën jetën pak pas mesnate në Kodër Kashar si pasojë e një aksidenti pasi mjeti humbi kontrollin.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.”, thote policia.
Lexo edhe- Aksident tragjik/ Makina del nga rruga, tre viktima
Bëhet fjalë për Zija Stefanescu (Murati) 20 vjeç.
Kanë ndërruar jetë vëllezërit Ismail Sulaj,66 vjeç dhe Belul Sulaj 63 vjeç, kushërinj të shoferit si dhe Dashamir Dema, 50 vjec, kusheri i viktimave dhe shoferit.
