Pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i Gent Osmanit, më 31 korrik Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë.
Për këtë me anë të një shkrese zyrtarë Prokuroria e Përgjithshme njofton të gjithtë të interesuarit nga prokuroritë e rretheve të bëhen pjesë e garës për vendin bosh.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm për të qenë pjesë e garës duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes.
Largimi nga drejtësia i ish-prokurorit të çështjes “Tahiri” solli vakancë në KLP, organ i cili tashmë ka mbetur me 10 anëtarë.
Kjo vakancë ka çekuilibruar balancat brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi ka në dorë vendimmarrjen më të rëndësishme të renditjes përfundimtare të 4 kandidatëve për Kryeprokuror të vendit.


