Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkarkimi i Nokës, Nishani: Krizë, turp të ketë Basha që i quan “llum” demokratët

21:29 / October 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nishani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe ish-Kreu i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani i ka cilësuar një turp vendimet e marra nga kryedemokrati Lulzim Basha kohët e fundit. Në një intervistë Nishani tha se fjala “llum” nuk është përshtatshme për demokratët e ndershëm.

“Shkarkimi i Nokës demonstron krizë. Basha në tetë vjet nuk ka kuptuar as se çfarë është partia politike. Basha cilëson si “llum” ata që janë kritikët e tij. Lulzim Basha nuk e kupton Partinë Demokratike, që ka histori, identitet, ka sakrifica dhe kontekste të shumta. Është një situatë joserioze në PD. PD është aktualisht në situatë të rëndë. PD ka nevojë për rikonstruktim të plotë, tek kauzat kryesore të saj. Tezat që ka nxjerrë Berisha tek “Foltorja” janë shumë të rëndësishme për t’u vënë në jetë në PD, primarja kthen respektin për votën. Sot PD ka nevojë që të kthehet në parti moderne. Dua t’i them Bashës që turp të kesh që e cilëson qeverisjen e PD llum, ai duhet të thotë se çfarë aferash ka bërë Partia Demokratike që bën të tilla cilësime. Turp që thua fjalën “llum” për njerëz që kanë dhënë kontribut në PD, e Basha ka pasur karrietë të pamerituar, falë punës të disa njerëzve punëtorë në PD,”- u shpreh Nishani.

Mbrëmjen e kaluar, fill pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të shkarkojë Flamur Nokën. Noka u shkarkua pasi akuzohet se ka shpifur ndaj kryetarit të PD, dhe ka shpikur qëndrime të pathëna, referuar deklaratave të Nokës se Basha e ka quajtur anëtarësinë e PD, “llum”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.