Mbledhja e sotme e Qeverisë ka vendosur shkarkimin e dy drejtorëve të rëndësishëm në Tatime dhe Dogana.
Mësohet se drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjerro eshte emeruar zv.ministre e Ekonomise dhe Financave dhe vendin e saj e ka zene Enton Duro.
Ne te njejten kohe eshte larguar edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi dhe vendin e saj e ka zënë Arlind Gjokutaj, i cili më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Pastrimit të Parave.