Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkarkohet nga detyra si gjyqtare Fatmira Hajdari. 470 mijë $ të pajistifikuara dhe fshehu refuzimin e vizës nga SHBA

10:23 / June 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmira hajdari2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari! Në seancën e ditës së sotme, ku Hajdari ishte e pranishme, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, për shkak se kishte fshehur që i ishte refuzuar viza amerikane dhe kishte probleme me pasurinë.

Ajo e komentoi këtë vendim të KPK-së me vetëm një fjali. “Ishte e pritshme”, tha Hajdari, teksa avokati i saj, Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin. “Do ta apelojmë sigurisht”, tha Haxhia në përfundim të seancës.

Pasuritë e fshehura 
Nga hetimi i thelluar i Komisionit të Vetingut rezultoi se gjyqtarja nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 470 mijë dollarë. Komisioni i Vetingut e la të hapur mundësinë për ta ulur këtë shumë të pajustifikuar deri ditën e vendimit, nëse gjyqtarja sjell prova të reja për burimin e ligjshëm të parave të investuara në pasuri të paluajtshme.

Edhe Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar kishte paraqitur një raport, sipas të cilit gjyqtarja Fatmira Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën në drejtësi dhe se nuk kishte gjeruar asnjë indicie që mund të njolloste figurën e saj. Por, Komisioni i Vetingut ishte vënë në dijeni se Ambasada Amerikane në Tiranë i kishte anuluar vizën gjyqtares Hajdari, duke e ndaluar që të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këto kushte, Komisioni ka sinjalizuar DSIK-në, e cila ka ndryshuar raportin për pastërtinë e figurës për Fatmira Hajdarin. Në raportin e dytë, DSIK ka shënuar se gjyqtarja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën, pasi nuk ka deklaruar faktin e bllokimit të vizës.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe avokati i saj u mbrojtën duke thënë se, nuk kishte refuzim hyrje në SHBA, por thjeshtë një revokim të vizës deri në përfundimin e procesit të Vetingut dhe se kur ka plotësuar formularin për figurën, nuk e dinte se ia kishin anuluar vizën. Por, Komisioni i Vetingut theksoi se anulimi i vizitës, që do të thotë ndalim për të shkelur në Amerikë, është bërë para se zonja Hajdari të dorëzonte formularin.

Procesi i Vetigut të Fatmira Hajdarit është ndjekur nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili gjatë seancës dëgjimore shigjetoi dhe ironizoi më pyetje gjyqtaren, duke i vënë në pah paradokset e krijimit të pasurisë. Theo Jacobs është  vëzhguesi më famshëm ndërkombëtar në procesin e Vetingut. Prezenca e tij është kthyer në një makth për prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë. Ai është i ashpër, i prerë, i papërfolur asnjëherë dhe që lëshon pyetje ‘përvëluese’.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.