Pasi u largua nga puna pak ditë më parë, mjeku Ilir allkja ka njoftuar shkarkimin nga puna edhe të një mjeku tjetër.
Përmes një dokumenti të publikuar një rrjetet sociale, një nga neurologjistët më të mirë, Genc Struga është shkarkuar nga detyra për shkak të mosprezencës në punë.
Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të reagojnë.
Postimi i plotë:
Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga , një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë,
i vetmi Felloë i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London !
Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë !
Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj !
Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit !
“Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste do ti kushtojë fort Shqipërise.

