Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkarkohet prefekti i Shkodrës, Lleshaj: Ja kush caktohet koordinator i qarkut

12:32 / April 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Shkodrës është shkarkuar nga detyra dhe lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ne nje deklarate per mediat, ku beri te ditur edhe vendimin e qeverise, Lleshaj tha se Kryeministri dhe qeveria kanë shumë plane ambicioze për Shkodrën dhe ajo qe qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera.

“Për të menaxhuar situatën në qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të koordinojë punët zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Ai do ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me kryetarët e bashkive.

Komandimi i një zv. ministri në këtë funksion është shprehje e rëndësisë që i kushton qeveria gjendjes dhe qartësisht gjendjes në Shkodër dhe kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm.

Dua t’ju kërkoj drejtuesve në qarkun e Shkodrës, drejtuesve të partive, medias që këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla partiake për t’u fokusuar tek Shkodra.

Kryeministri Rama dhe qeveria kanë besim të plotë se z/ Lamallari do ta kryejë me përgjegjësi këtë detyrë. Kryeministri dhe qeveria kanë shumë plane ambicioze për Shkodrën. Ajo që qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera. Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në interes të Shkodrës dhe qytetarëve, ftoj aktorët të bashkëpunojnë dhe mbështesin z. Lamallari”, tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj thotë se shkarkimi i Çesk Milles erdhi pasi gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike në Shkodër dhe një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit.

“Vendimi është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Nëse ne kemi shprehur rezerva deri tani për gjendjen në Shkodër, kjo nuk do të thotë që të gjithë vërejtjet kanë qenë e adresuar vetëm tek Bashkia.

Ne mënyrën se si kane funksionuar apo nuk kane funksionuar gjerat ne Shkodër kane ndikimin e tyre edhe drejtues të caktuar degëve territoriale në qark si dhe vetë Prefekti të qarkut si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë atje.

Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe të pandemisë, është vërejtur një inerci burokratike e pa pranueshme, një hezitim për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mungesë e lidershipit, aq të domosdoshëm, sidomos në situata të tilla, kur drejtuesit duhet të marrin përsipër përgjegjësi për vendime për të cilat jo domosdoshmërisht ekziston ndonjë praktikë e konsoliduar më parë. Situata të tilla kërkojnë iniciativë dhe vendimmarrje”, tha Lleshaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.