Kabinat e vendosura në shesh janë thyer e rrëzuar, ndërkohë që era e furishme nuk kurseu as bredhin e Vitit të Ri.
Pamja që shikoni në foto është gjithçka që era e furishme ka lënë pas në sheshin “Skënderbej” që ishte përgatitur me drita dhe atmosferë për festat e fundvitit që sapo kaluam. Kabinat e vendosura në shesh janë thyer e rrëzuar, ndërkohë që era e fortë nuk kurseu as bredhin e Vitit të Ri.
Punonjësit e Bashkisë Tiranë kanë nisur punën për kthimin në normalitet të sheshit qëndror në kryeqytet.


