Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkatërrohet banda e narkotrafikut në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë 

17:49 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet nisën në fund të vitit 2021, pas monitorimit të shitjeve të shumta, në qendër të Astit, nga 51-vjeçari shqiptar Isuf Hadaj. Ai ishte emri kryesor: bënte tregti ditë e natë, veçanërisht në zonat e Corso Torino dhe pranë Parco della Resistenza.

Aktiviteti cilësohej prej vetë atij si “punë”: Janë monitoruar 1500 doza kokainë (rreth 3 kg), për një vlerë prej 280 mijë eurosh. Disa transferime u bënë pranë shkollave dhe fëmijëve të mitur. Madje ai shiste nga dritarja e shtëpisë dhe gjatë darkave familjare.

Banda përdorte edhe truke të veçanta, duke ndërruar makina apo edhe duke fshehur drogën në kutitë e ilaçeve.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Davide Battiston, i lindur në 1978, me burg dhe Fabiola Ghiotti, lindur në 1994, në arrest shtëpie, të cilët dolën si blerës të kokainës, për të shpërndarë më pas mallin në sheshin Asti, për një sasi prej 200 gramësh, për një vlerë rreth 20 mijë eurosh.

Subjektet e tjera të raportuara janë katër shqiptarë të tjerë dhe tre italianë, të cilët dolën si tregtarë të dyshuar droge.

Një nga klientët e Hadajt është denoncuar edhe për veprën e vjedhjes: ai dyshohet se ka paguar kokainën nëpërmjet vjedhjes së mjeteve të ndërtimit me vlerë 10 mijë euro.

Në zonën e Antignano-s, një ndërtesë me tokë, e blerë me të ardhura të paligjshme, iu nënshtrua sekuestrimit parandalues.

Gjatë kontrolleve, në koordinim me prokurorinë e Astit, u sekuestruan edhe çeqe 11 mijë euro, kokainë gati për shitje dhe 12 mijë euro të ardhura nga trafiku i drogës. Rrethanë gjatë së cilës u arrestua në flagrancë njëri prej të dyshuarve, Nikolin Preci, 33 vjeç, pasi iu gjetën 28 ​​‘topa’ kokainë dhe 12 mijë euro cash.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.