Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të një armëpushimi humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut brenda pak minutash nga hyrja e saj në fuqi.

Një armëpushim ishte rënë dakord të fillonte në mesnatën e kohës lokale (20:00 GMT e Shtunë).

Por një zëdhënëse e ministrisë armene të Mbrojtjes tha se Azerbajxhani theu armëpushimin pas vetëm katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa. Azerbajxhani ende nuk është përgjigjur akuzave.

Vendimi për armëpushimin u mor në përputhje me marrëveshjet që çuan në një armëpushim të nënshkruar fundjavën e kaluar. Sidoqoftë, përplasjet vazhduan pavarësisht nga kjo marrëveshje.

Luftimet u ndezën muajin e kaluar mbi një rajon të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që drejtohet nga Armenët etnikë. Deri në këto momente që pas nisjes së luftimeve qindra persona kanë humbur jetën.

Këto janë luftimet me pasoja më të rënda, që pas një lufte 6 vjeçare që përfundoi në vitin 1994, shkruan BBC.

Cila është marrëveshja e fundit?

Të dy kombet konfirmuan armëpushimin humanitar. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se vendimi u bazua në deklaratat e presidentëve të SHBA-së, Francës dhe Rusisë, që përfaqësojnë Grupin e Minskut të OSBE-së, një organ i ngritur në 1992 dhe i kryesuar nga të tre vendet për të ndërmjetësuar konfliktin e Nago-Karabakut.

Anna Naghdalyan, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Armenisë mbajti të njëjtën deklaratë, duke shtuar se mirëpriti përpjekjet drejt një “armëpushimi dhe de-përshkallëzimi të tensionit” në zonën e konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili negocioi marrëveshjen e fundjavës së kaluar, foli me homologët në të dy vendet dhe tha se ata kishin nevojë të “ndiqnin me përpikëri” marrëveshjen e mëparshme.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here