Mes shumë debateve në muajin Qershor, këshilltarët morën në konsideratë pretendimet e banorëve dhe këshilli vendosi me shumicë votash të mos miratojë kërkesën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për heqje nga fondi pyjor e kollusor të sipërfaqes prej 0.56 hektar për shfrytëzim minerali gëlqeror të mermerizuar në objektin Qashtamë sipas lejes minerare nr.1826, datë 12.12.2016 të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Duket subjekti ka marrë lejen e Bashkisë së Matit, për të prishur Fondin Pyjor duke vijuar për kërkimet dhe shfrytëzimin e hapësirave. Pasi siç shihet askush se ka vënë ujin në zjarr nga përfaqësuesit e firmës, të cilet kanë vijuar punën normalisht në Qafë -Shtamë.
Këto foto të sjella nga banorët në redaksinë e tirananeës.al tregojnë se punimet vijojnë në zonën e Qafë – Shtamës dhe se banorët e irrituar shprehen se do nisin protestat së shpejti.
“Theksojmë se kjo zonë duhet të ketë prioritet turistik pasi është pranë Parkut Kombëtar të Qafë-Shtamës dhe ka ndikim në prishjen e burimeve ujore dhe të pyjeve të zonës”, thotë një prje banorëve.