Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkëlzen Berisha humb apelin në Amerikë! Kërkonte 60 milionë dollarë dëmshpërblim

10:56 / September 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SHKELZEN bERISHA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka humbur në apelin e një gjykate amerikane, përballjen me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar vendimin e gjykatës së apelit të Floridës përmes të cilit lihet në fuqi vendimi gjykatës së shkallës të parë nga një gjykatë në Florida nga ku u hodh poshtë kërkesa e avokatëve të Shkëlzen Berishës se autori librit “Qentë e Luftës”, Guy Lawson kishte konsumuar shpifje me ato që shkruante për rolin e Berishës në tregtinë e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit.

Në vendimin që mban datën 2 Shtator 2020 gjykatësit Martin, Newsom, dhe O’scannlain thuhet: Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisw AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha

Gjyqtarët amerikanë në vendim thonë se nuk kanë gjetur asnjë gabim në vendimin e gjykatës së Floridas dhe theksojnë se: Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.

Të dy gjykatësit amerikan në vendimin e tyre unanim hodhën poshtë apelin e Shkëlzen Berishës duke konfirmuar vendimin e gjykatës së distriktit në Florida.

Në vitin 2015 Guy Lawson e publikoi librin me titull “Arms and the Dudes: How Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History. (Çunat dhe Armët: Si tre çuna nga Miami Beach u bënë trafikantët e zëshëm të armëve më historinë amerikane)./ TCH

4d059338 3260 48bb 93a3 8e8014ead056

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.