Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkëlzen Berisha nuk deklaroi në ILDKP aksionet në kompaninë ‘Logal’, pas 1.8 milionë € zbulohet borxhi tjetër 250 mijë € dhe kujt ia bleu pronat afër Gërdecit

21:32 / July 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha shkelzen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Shkëlzen Berisha nuk ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive aksionet në kompaninë ‘Logal’ sh.p.k., përmes të cilës ka blerë 3 parcela arë për një total prej 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall prej 14.220 metra katrore nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godinat, tek kompania ‘Abduramani’ sh.p.k, tek kompania ‘Mulliri i Artë’ sh.p.k si dhe tek shtetasi Agur Abduramani.

Ky dokument tregon se kompania ‘LOGAL’ është themeluar në 7 dhjetor të vitit 2015, me administrator dhe aksioner të vetëm Shkëlzen Berishën. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2015, Shkëlzen Berisha nuk deklaron aksione në ndonjë kompani apo pjesë të kapitalit në zotërim. Ndërkaq, neni 4 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, për deklarimin e pasurive, parashikon që personi i lidhur me zyrtarin në rastin konkret, Shkëlzen Berisha, duhet të deklarojë, përpos të tjerave, edhe aksionet dhe pjesët e kapitalit në zotërim gjatë vitit të deklarimit.

Në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron vetëm të ardhura nga konsulenca 1 000 000 lekë, të ardhura nga punësimi (pa e specifikuar se çfarë pune), 759 789 lekë, të ardhura nga ndërmjetësimi ose siç njihet në zhargonin e përditshëm si sekser, 210 mijë euro, të ardhura nga qiraja 47 mijë euro si dhe shlyerjen e dy kredive për blerje apartamenti dhe makine.

Në vitin 2016, deklaron 961 966 lekë të ardhura nga punësimi (prapë pa specifikuar me kë ka punuar), 3 000 000 lekë të ardhura nga konsulenca juridike, 47 mijë euro të ardhura nga qiraja ndërsa ka mbyllur kredinë 252 mijë euro për blerje apartamenti. Për herë të parë, emri i kompanisë ‘Logal’, shfaqet në deklaratën e vitin 2016, ku Shkëlzeni thotë se i ka dhënë 250 mijë euro borxh. Shkëlzeni i ka marrë paratë në formë overdrafti në një bankë, duke ia dhënë hua kompanisë së vet. Pra, përveç kredisë së dyshimtë 1.8 milionë euro të marrë sipas tij në Intesa Sanpaolo Bank Albania, del edhe një borxh tjetër 250 mijë euro, duke e çuar totalin e borxhit mbi 2 milionë euro, pa llogaritur interesat e kredisë 1.8 milionë euro.

Këto tregues përkeqësojnë performancën financiare të kompanisë së Shkëlzenit për të marrë kredi miliona euro. Në vitin ku ka marrë kredinë 1.8 milionë euro për të blerë pronat pranë Gërdecit, në pasqyrat financiare të kompanisë ‘Logal’ rezulton se blerë pajisje dhe impiante me vlerë mbi 1.9 milionë euro. Mbetet mister burimi i 1.9 milionë erove për blerjen e pajisjeve, në kushtet kur Shkëlzeni deklaron në këtë dokument se me paratë e kredisë 1.8 milionë euro, ka blerë pronat.

  • 5f1c7a4e24de5111 2015 1 1
  • 5f1c7a5d984cf111 2015 2
  • 5f1c7a69a8b4f111 2015 3
  • 5f1c7c2d388b1Kontrata 1
  • 5f1c7a755b8a5111 2015 4
  • 5f1c7b386884611 2016 2 1
  • 5f1c7b441491c11 2016 3
  • 5f1c7b28a946f11 2016 1
  • 5f1c7b4e1e58111 2016 4

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.