Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka sulmuar kreun demokrat Lulzim Basha, duke publikuar një video të kohëve më parë, ku Basha sulmonte procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës.
“Kur të marrin peng të detyrojnë të hash atë që ke nxjerrë nga tubi i shkarkimit!”, shkruan Shkëlzeni, ndërsa ka publikuan në Facebook videon e Bashës.
Kreu i PD shprehej asokohe se ‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare’.
