Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkencëtarët drejt krijimit të vaksinës për trajtimin e kancerit: Do ndodhë për herë të parë

13:46 / September 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1617721472 Vaksinimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi pjesë e “Oxford Covid” ka krijuar një vaksinë që mund të “revolucionarizojë” trajtimin e kancerit. Pas rezultateve të suksesshme të eksperimenteve me kafshë, vaksina do të testohet për herë të parë edhe tek njerëzit, shkruan The Sun.

Vaksina u kombinua me një terapi ekzistuese, e cila ndryshon sistemin imunitar të një personi kundër kancerit. Të dyja bashkë janë në gjendje të zvogëlojnë tumorin dhe të përmirësojnë shanset e mbijetesës.

“Kjo platformë e re e vaksinave ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e kancerit,”- tha profesori Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në universitet.

Ekipi zhvilloi vaksinën e tyre kundër kancerit me dy doza duke përdorur vektorë viralë, njëri prej të cilëve është i njëjtë me vektorin në goditjen Oxford-AstraZeneca. Materiali gjenetik nxit trupin të përgjigjet ndaj molekulave të quajtura proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit.

Vaksina jepet së bashku me imunoterapinë që zgjon sistemin imunitar të pacientit dhe e armatos atë për të luftuar tumorin. Deri më tani imunoterapia ka dhënë rezultate mahnitëse në trajtimin e kancerit, por disa pacientë nuk kanë qeliza T të mjaftueshme në sistemin e tyre imunitar për të luftuar trupin e huaj. Kjo vaksinë është në gjendje të rrisë qelizat T, duke rritur rezultatet për imunoterapinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.