Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shkencëtarët zbulojnë një gjen që dyfishon rrezikun nga koronavirusi

20:49 / November 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thanë se kanë zbuluar një gjen, që dyfishon rrezikun e dështimit të mushkërive dhe vdekjes nga koronavirusi.

Sipas tyre, 60% e njerëzve me prejardhje nga Azia Jugore dhe 15% e njerëzve me prejardhje evropiane kanë versionin me rrezikshmëri të lartë të gjenit.

Vaksinat janë kyçe dhe ndihmojnë në reduktimin e ndjeshëm të këtyre rreziqeve, thanë studiuesit.

Studimi u publikua në revistën shkencore Nature Genetics.

Duke u bazuar në punën e mëparshme gjenetike, studiuesit përdorën një kombinim të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së re molekulare, për të identifikuar gjenin e saktë – të quajtur LZTFL1 – i cili është përgjegjës për rreziqet në rritje.

Sipas tyre, versioni i rrezikshëm i gjenit është i pranishëm në rreth 2% të njerëzve me prejardhje afrikane dhe 1.8% të njerëzve me origjinë nga Azia Lindore.

Studiuesi kryesor, profesori James Davies, tha se zbulimi se gjeni i rrezikshëm nuk i prek të gjitha popullatat në mënyrë të barabartë, është shumë i rëndësishëm.

Sipas tij, një përzierje komplekse faktorësh – përfshirë moshën në veçanti – kontribuon në rrezikun individual të secilit person.

“Edhe pse ne nuk mund ta ndryshojmë gjenetikën tonë, rezultatet tona tregojnë se njerëzit me gjenin me rrezik më të lartë, ka të ngjarë të përfitojnë nga vaksinimi”, tha Davies.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 248 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 5 milionë kanë vdekur.

Në të gjithë botën, deri më tash, janë dhënë mbi 7 miliardë vaksina.

rrezikun shkencetaret zbulojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.