Këshilli i
ri Bashkiak i Shkodrës pasditen e kësaj të enjteje ka zhvilluar mbledhjen e
parë pas konstituimit të këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte bojkoti që bëri kryebashkiakja ende në
detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo e fundit po mban detyrën pas tërheqjes
nga posti i kryetarit të Bashkisë, Valdrin Pjetri për shkak të një dënimi në
Itali.
Një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe lirimi nga detyra i ish-sekretarit
të këshillit bashkiak Shkodër, Suel Hadri i cili ka dhënë dorëheqjen. Pasi
është njohur me dorëheqjen e paraqitur nga sekretari Suel Hadri, kryetarja
Brisela Kadia ka ftuar këshilltarët në votim të fshehtë për pranimin ose jo të
dorëheqjes.
Në fund të votimit dorëheqja e tij u pranuar edhe nga anëtarët e këshillit
bashkiak të cilët votuan me 48 vota në total, ku 46 ishin pro dhe dy kundër.
Gjithashtu u hodh për votim edhe kandidati i ri për sekretar të këshillit
bashkiak Denis Lezha i cili u emërua me 45 vota pro dhe 3 kundër.
Pas mbledhjes në një prononcim për mediat ka folur edhe kryetarja e Këshillit
Bashkiak, Briselda Kadia, e cila ka thënë se me këtë mbledhje konfiromohet
rregullsia e këtij Këshilli. Për sa i përket mungesës së Ademit, Kadia ka thënë
se Ademi do të jetë e pranishme në mbledhjet e tjera.
“Ne kemi një bashkiake në detyrë deri në momentin e betimit të riut.
Janë ndjekur një sër procedurash prefekti ka njoftuar Këshillin e Ministrave,
KQZ, Presidentin për procesin e tërheqjes së kandidatit Valdrin Pjetri. Për
kryebashkiaken Ademi do të vijë ath kur këto institucione do t’i kthejë një
përgjigje institucionit të Prefektit. Po ashtu miratuam edhe vendimin 6% të
ndihmës ekonomike. Fakti që ne kemi bërë një seancë të tillë ka një sinjal të
tillë që po ndodh. Dhe jeta lokale po ndodh. Ditën e sotme ishte një mbledhje
thjeshtë me strukturimin e komisioneve bashkiake. Në momentin që do të kemi
projektvendime të bashkisë do të jetë edhe ajo. Brojektbuxheti do të miratohet
në muaj dhjetor.” ka thënë ndër të tjera Kadia.
Postime te ngjashme
Add A Comment