KreuRajon&BotaShkoi në club nate, kryeministrja kërkon falje

Shkoi në club nate, kryeministrja kërkon falje

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kërkuar falje pasi vizitoi një klub nate ndërsa kishte pasur kontakt me një person që ishte i infektuar me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, Marin u kritikua kur doli në klub gjatë fundjavës pasi e dinte se një ministër tjetër i qeverisë kishte rezultuar pozitiv me virusin.

Finlanda nuk kërkon nga qytetarët e vaksinuar plotësisht që të izolohen në rast se bien në kontakt me ndonjë të infektuar, por këshillon ata të shmangin kontaktet sociale dhe të testohen.

Bëhet e ditur se 36-vjeçarja, e cila ka marrë dy doza kundër COVID-19, fillimisht mbrojti veprimet e saj, duke thënë se ajo kishte ndjekur këshillën e Sekretarit të saj të Shtetit.

Por në një postim në Facebook, ajo kërkoi falje për gabimin e saj dhe pranoi se duhej të kishte kontrolluar dy herë masat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img