Familja Shabani në Kurbin ka një djalë në Itali dhe mbrëmjen e të martës tre djem iu paraqitën të zonjës së shtëpisë si shok të tij.
Sipas rrëfimeve të zonjës së shtëpisë ishin tre djem, dy prej të cilëve u ngjitën në kati e dytë të shtëpisë ku kanë zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë, dhe morën gjithçka që gjetën, përfshi dhe sendet me vlerë.
Më pas u larguan të gjithë, por zonja Shabani nuk i njihte pasi siç ka rrëfyer ka probleme me shikimin.
Familjarët kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kurbinit sapo kanë konstatuar vjedhjen, dhe sipas kryefamiljarit Taf Shabani vlera e lekëve ishte e madhe prandaj i mbanin në kasafortë.