Një email është shpërndarë me shpejtësi në adresat e shumë mësuesve, prindërve dhe studentëve, në të cilin shkruhet se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19.
Në emailin i cili është bërë viral në rrjet thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.
Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë e kanë përgënjeshtruar këtë fakt duke bërë me dije se nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollave dhe se e-mail-i është fals.