Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkolla nis më 23 mars? Shahini: Në rast shtyrje, mësim virtual nga shtëpia

08:35 / March 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besa 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes rrjeteve sociale bën të ditur se 23 marsi është plani për kthimin në shkollë, por në rast se do të ketë shtyrje, mësimi virtual nga shtëpia do të vijojë.

Ajo nënvizon se gjatë këtyre dy ditëve të fundit ka patur një pyetje që është ngritur nga një numër i madh nxënësish e mësuesish, e cila ka ta bëjë me vlerësimin:

“Ne po mendojmë dhe vlerësojmë se është e nevojshme që kur të kthehemi në shkolla, të bëjmë një përsëritje të shpejtë, por ngaqë një pjesë të madhe e mësuesve dhe nxënësve kanë rënë tashmë në kontakt dhe kanë vijuar procesin normal të mësimit, por në një format tjetër, nuk do të jetë e nevojshme që të përsërisim gjithçka me tempon e zakonshme të përsëritjes”, shprehet ajo dhe nënvizon se MASR është duke përgatitur një udhëzim në lidhje me vlerësimin në qoftë se jemi të detyruar ta shtyjmë mësimin nga shtëpia përtej datës 23 mars:
“Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars”, tha Znj. Shahini.

Në fund të video-mesazhit, Ministrja Shahini përcjell edhe një kërkesë për të gjithë mësuesit dhe prindërit që po punojnë tashmë përmes rrjeteve sociale:
“Duam që të na sillni modelet e punës suaj në mënyrë që të krijojmë një udhëzues për të gjithë mësuesit me format më të mira dhe më praktike të punës mes mësuesve dhe nxënësve”, shprehet ajo dhe shton:

“Disa mësues tashmë kanë komunikuar me neve dhe na kanë sjellë modelet që ata kanë përdorur. Kanë qenë shumë të vlefshme, i kemi ndarë me mësuesit e tjerë, por menduam dhe besojmë që do të ketë më shumë modele se sa këto që na kanë sjellë deri tani. Kështu që, ju bëjmë thirrje të na sillni sa më shumë nga modelet tuaja të punës që në rast se kemi nevojë ta zgjasim procesin e mësimit nga shtëpia të kemi sa më shumë shembuj praktikë për mësuesit dhe për nxënësit që të vijojë mësimi sa më normalisht që është e mundur”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.