Në disa shkolla në vend do të ndiqet skenari 3 i Ministrisë së Arsimit, çka do të thotë që do të zhvillohet mësimi online. Bëhet fjalë për shkollat që janë në zonat me rrezik të lartë.
Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, zona me risk të lartë konsiderohen bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.
“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt”, tha Manastirliu.
