Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Peqinit, pasi ka goditur një mjek për shkak të detyrës.
Sipas policisë, A.K., ka shkuar në spital në gjendje të dehur dhe ka goditur mjekun Y.T. Policia është njoftuar dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar në flagrancë të riun.
NJOFTIMI I PLOTE
Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
