Një 78-vjeçar nga Durrësi është viktima e 16-të nga COVID-19 në Shqipëri. Sipas të dhënave të MSH-së, ai ndodhej i intubuar prej tre ditësh në spitalin infektiv dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Ndërkaq, në total të infektuar në Shqipëri janë 277 persona, ku 18 vetëm në 24 orët e fundit.
